Maqedoni
LSDM: Gruevski nuk mund t’i ikë përgjegjësisë
13.11.2018 12:33
Edhe LSDM ka reaguar për mosparaqitjen e deputetit, Nikolla Gruesvki, në burgun e Shutkës, duke theksuar se ai nuk mund të ikë nga përgjegjësia...

Nga kjo parti gjithashtu theksojnë se kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, dhe sekretari gjeneral i partisë, Igor Janushev, kanë ofenduar të gjithë qytetarët të cilët kërkojnë që Gruevski të mos fshihet, të përballet me përgjegjësinë dhe ta vuaj dënimin.
“Për udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së, gazetarët dhe mediat janë “zagarë”, vetëm për shkak se pyesin se ku është Nikolla Gruevski, pse fshihet dhe se a ka turp. Në vend që t’i ofendojë gazetarët, Mickovski të tregojë se a duhet që Gruevski të përgjigjet për veprat kriminale? Apo ndoshta Mickoski e arsyeton ikjen e Gruesvkit dhe fshehjen e tij nga drejtësia?”,- pyesin nga LSDM.
