Maqedoni
VMRO-DPMNE: Pushteti bën përndjekje politike të Gruevskit
13.11.2018 12:51
Partia maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE, kryetar nderi i së cilës është, Nikolla Gruevski.

Partia maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE, kryetar nderi i së cilës është, Nikolla Gruevski, nëpërmjet një komunikate thekson se opozita është cak i përndjekjeve politike nga ana e pushtetit, i cili, sipas tyre, në mënyrë të rrejshme paraqitet si pro-evropian. LSDM-ja shfrytëzon pushtetin për përndjekje politike të Nikolla Gruevskit dhe bën presion kundër VMRO-DPMNE-së.
“Zoran Zaev dhe LSDM dje tentuan ta vrasin demokracinë dhe mendimin e lirë. Pushteti tregoi brutalitet policor dhe dhunë nga frika për dështimet e tyre. Derisa vrasësi i Martin Janusev edhe pas një viti është në liri dhe vrasësi i Nikolla Sazdovskit akoma nuk është gjetur dhe askush nuk i kërkon, pushteti merret me montime politike”,- thonë nga VMRO-DPMNE.
Sipas kësaj partie, prej kur LSDM është në pushtet, gjithsej 9 raste të vrasjeve janë të pazbardhura dhe askush nuk ka marrë përgjegjësi.
