Maqedoni
Spasovski: Për rastin Gruevski, MBP respektoi vendimet gjyqësore
13.11.2018 13:00
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, nuk e sheh përgjegjësinë te policia për rastin e Nikolla Gruevskit...

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, nuk e sheh përgjegjësinë te policia për rastin e Nikolla Gruevskit, i cili prej disa ditësh po i shmanget vuajtjes së dënimit me burg, edhe pse ka vendim të prerë gjyqësor.
“Unë mendoj për përgjegjësinë e atyre që nuk përcaktojnë paraburgim për ata që mund të ikin. Imagjinoni jepet paraburgim për vjedhje të rëndë, ndërsa për vepra të rënda penale nuk ka paraburgim. Policia punon me urdhër të gjykatës. Ekzistojnë masa të sigurisë, dhe ato vijnë nga gjykata. Ne do të marrim informacione, do ta kapim këtë person. Por, nuk bëhet fjalë vetëm për Gruevskin, por për të gjithë personat. Kodi Penal tregon se si duhet të trajtohen këta persona. Unë mendoj se nëse vazhdojmë me komunikata në kundërshtim me Ligjin, si më parë, do të kemi probleme serioze”,- tha ministri i brendshëm, Oliver Spasovski.
