Botë
Tensione në Rripin e Gazës, viktima dhe të lënduar nga të dyja palët
13.11.2018 13:23
Përshkallëzohen tensionet në Rripin e Gazës pas vrasjes së të dielës të një komandanti të Hamasit....

5 persona humbën jetën nga të dyja palët dhe disa të tjerë u plagosën, nga përplasjet mes ushtrisë izraelite dhe Hamasit. Militantët palestinezës hodhën mbi 300 raketa në territorin izraelit gjatë natës, duke vrarë 1 person e plagosur 10 të tjerë në jug të Izraelit.
Izraeli u kundërpërgjigj me 70 sulme ajrore kundër objektivave të Hamasit, që vranë 3 persona e plagosën 2 të tjerë. Tensionet janë konsideruar si më të lartat prej konfliktit të 2014-ës.
