Maqedoni

Zjarret në Kaliforni, rritet në 44 numri i viktimave nga “ferri i zjarrtë”

13.11.2018 13:49

Numri i viktimave nga zjarri përbindësh në Kaliforni ka arritur në 44, duke e bërë atë më vdekjeprurësin në historinë e zjarreve të rëna në këtë shtet....

Mijëra zjarrfikës kanë kaluar ditën e pestë duke u përpjekur të fusin zjarrin  nën kontroll. 25 mijë njerëz janë detyruar të evakuohen, 6500 shtëpi në qytezën Paradise, janë shkrumbuar tërësisht duke e zhdukur qytezën pothuajse fare nga harta e Amerikës.
 
Më shumë se 5.100 zjarrfikës, që kanë ardhur edhe nga Uashingtoni e Teksasi, po punojnë për frenimin e këtij ferri të pazakontë, ekipet e kërkimit të viktimave, po mbështeten edhe nga antropologë dhe një laborator ADN-je, për të identifikuar mbetjet që po gjenden ngado, shpesh të reduktuara deri në vetëm disa kocka.
 
Presidenti amerikan, Donald Trump, urdhëroi ndihmat federale në mbështetje të shtetit dhe përpjekjet lokale për rimëkëmbje në zonat e prekura nga zjarri. Stuhia e zjarrtë konsiderohet si  më vdekjeprurësja në një shekull, që kur i ashtuquajturi “Cloquet Fire” shkaktoi vdekjen e afro 1.000 personave në Minnesota në vitin 1918.