Botë
Rusia nis 300 kamionë me ndihma në Ukrainë
12.08.2014 17:12
Rreth 300 kamionë me ndihma humanitare kanë lënë Moskën në orët e para të mëngjesit të së martës për të arritur në lindje të Ukrainës...

Rreth 300 kamionë me ndihma humanitare kanë lënë Moskën në orët e para të mëngjesit të së martës për të arritur në lindje të Ukrainës.
Ngarkesat, mes të cilave qindra tonelata grur, ushqim për fëmijët, gjeneratorë dhe medikamente do të shkojnë për civilët e bllokuar nga luftimet në zonën e kontrolluar nga rebelët.
Autoritetet ruse deklaruan më herët se qeveria ukrainase kishte rënë dakord për lejimin e operacionit.
Nga ana tjetër, fuqitë perëndimore kanë paralajmëruar Moskën që të mos e përdorë operacionin e ndihmave si pretekst për të dërguar trupa ushtarake në lindje të Ukrainës.
Situata në lindje të Ukrainës ishte kritike me mijëra njerëz që kanë mbetur pa ujë të pijshëm, energji elektrike dhe ndihma mjekësore.
