Botë

May: Bisedimet për Brexit-in, afër fundit

13.11.2018 14:57

Negociatat për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, apo Brexit-in, janë afër fundit, deklaron kryeministrja britanike, Theresa May....

Sipas saj, bisedimet janë "jashtëzakonisht të vështira", porse palët po punojnë për të bërë përparim. Pika më e vështirë e negociatave midis Britanisë dhe BE-së thuhet të jetë kufiri irlandez. Të dyja palët po bëjnë përpjekje të arrijnë një marrëveshje për të shmangur kufirin e rreptë – do të thotë, çdo infrastrukturë fizike si kamera apo roje – midis Irlandës Veriore, e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, dhe Republikës Irlandeze, anëtare të BE-së, por ato nuk mund të pajtohen për mënyrën.
 
Britania duhet të dalë nga BE-ja në mars të vitit të ardhshëm. Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka paralajmëruar për rënie të ekonomisë, nëse del nga BE-ja pa marrëveshje mbi kushtet e divorcit.