Botë
Samiti për Libinë, Conte bashkon protagonistët e Mesdheut
13.11.2018 16:35
Prej dy ditësh në Palermo të Italisë po mbahet samiti ndërkombëtar për Libinë, me pjesëmarrjen e autoriteteve më të larta të 30 vendeve...

Prej dy ditësh në Palermo të Italisë po mbahet samiti ndërkombëtar për Libinë, me pjesëmarrjen e autoriteteve më të larta të 30 vendeve, nën objektivin e kontributit ndërkombëtar në stabilizimin e situatës politike në këtë vend të Afrikës Veriore, me fokusin në zgjedhjet legjislative e presidenciale që priten të mbahen vitin e ardhshëm.
Falë përpjekjeve të Italisë në ditën e dytë të këtij samiti, kryeministri Giuseppe Conte ka mundur të ulë në një tavolinë të përbashëkt pune dy liderët libian; kreun e Ushtrisë kombëtare Khalifa Haftar dhe kryetarin e qeverisë së Paktit Kombëtar Fayez Al Sarraj duke hapur kështu rrugën e dialogut politik në vend.
"Italia mundi të bashkojë në Palermo protagonistët e Mesdheut" , shkruan kryeminitri italian Giuseppe Conte, në Twitter, si dhe të kontribojqë në lançimin e dialogut mes aktorëve kryesorë politik në vend".
Të pranishëm në minisamitin me Khalifa Haftar e Al Sarraj, që u mbajt në vilën Egea të Palermos ishin kryetari i Këshillit Europian Donald Tusk kryeministri rus Dmitri Medvedev, Presidenti egjiptian Al Sissi, Presdenti tunizian Essebsi Presidenti i Algejrisë Essebsi, ministri i Jashtëm francez Le Drian, si dhe i dërguari i OKB për Libinë Ghassan Salamè.
Gjenerali i ushtrisë libiane, Khalifa Haftar, përmes zëdhënësit të tij ka informuar se nuk do të marrë pjesë në konferencën e Palermos, por ka pranuar të zhvillojë disa takime dypalëshe me liderët e disa vendeve pranë Libisë.
"Kemi qënë gjithmonë në luftë e vendi ka nevojë të mbroj kufijtë" është komenti i bërë për mediat libiane i gjeneral, Khalifa Haftar.
"Libia, është shprehur ai për Libia Hadath, ka kufij të përbashkët me Tunizinë, Nigerinë, Algjerinë, Ciad, Sudanin e Egjiptin dhe emigracioni ilegal në vend vjen nga të gjitha frontet, gjë që favorizon hyrjen e elemetëve që i përkasin grupeve të Al Qaedas, si dhe të terroristëve islamik të ISIS. Liderët e këtyre vendeve kanë këndvështrimet e tyre, por duhet të na ndihmojnë të paktën në kontrollin e kufijve për të penguar emigracionin klandestin të elementëve të lëvizjeve islamike integraliste", është shprehur Khalifa Haftar./Ora News
