Maqedoni
Anëtarësimi në NATO, Shekerinska: Finalizuam programin për reformat
13.11.2018 17:07
Komiteti për integrim të Maqedonisë në NATO ka finalizuar programin për vazhdimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit....

Komiteti për integrim të Maqedonisë në NATO ka finalizuar programin për vazhdimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit, të të drejtave të njeriut, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe reformat në ushtri. Ky dokument strategjik tregon saktësisht se ku duhet të punohet dhe përfshin edhe sugjerimet, vërejtjet dhe dilemat për temat të cilat kanë qenë të hapura në procesin e bisedimeve paraqasëse me NATO–n.
“Definuam cilat ligje në pjesën e reformave vendore dhe cilat hapa do t’i përfundojmë për disa muaj. Këtu mund të shihni përputhje me planin 18, sepse bëhet fjalë për qëllimin e njëjtë, shtetin e së drejtës dhe sistemin e pavarur të gjyqësorit. Një numër të madh nga këto ligje i kemi paraqitur në planin tonë për anëtarësim në BE, d.m.th. bëhet fjalë për ndryshime në paketën e reformave gjyqësore. Pjesë e veçantë shtesë janë reformat në planin ushtarak dhe të mbrojtjes”,- theksoi nënkryetarja e Komitetit për integrim në NATO, Radmilla Sheqerinska.
Në 6 dhjetor ky program do të prezantohet në NATO në nivelin 29+1, ku do të marrë pjesë delegacioni i Maqedonisë dhe përfaqësuesit e vendeve anëtare të NATO-s. Sheqerinska shpreson se në tremujorin e vitit të ardhshëm të përmbyllet protokolli për integrim të vendit në NATO, ku pritet Maqedonia nga muaji prill të funksionojë si anëtare e NATO-s pa të drejtë vote, por me të drejtë të marrë pjesë në debate, diskutime dhe në proceset vendimmarrëse.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
