Maqedoni

MPB dhe MPJ konfirmuan se Gruevski është në Hungari

13.11.2018 19:46

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka konfirmuar se personi, Nikolla Gruevski....

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka konfirmuar se personi, Nikolla Gruevski, gjendet në Republikën e Hungarisë dhe se ka kërkuar azil.

Në kumtesën e saj shtohet se Ministria e Punëve të Brendshme e ka informuar Gjykatën Themelore Shkupi 1, me çka gjykata ka dhënë fletëarrest ndërkombëtar për Nikolla Gruevskin.

Edhe Ministria e Jashtme e Maqedonisë njofton se ka thirrur ambasadorin hungarez, Llasllo Duks, i cili në takim me sekretarin shtetëror, Viktor Dimovski, ka konfirmuar saktësinë e informatës së plasuar nga vetë Gruevski në facebook.