Takim koordinues në kuvend për statusin e deputetit, Nikolla Gruevski
14.11.2018 09:53
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka caktuar takim koordinues me nënkryetarët e Kuvendi...

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka caktuar takim koordinues me nënkryetarët e Kuvendit dhe koordinatorët e grupeve të deputetëve, në të cilin do të diskutojnë për statusin e deputetit Nikolla Gruevski, i cili gjendet në arrati dhe kërkohet me fletëarrest ndërkombëtar.
Xhaferi më herët ka deklaruar se është e palogjikshme që deputeti të arsyetohet në situatë të tillë, por për shkak se rregullat ligjore nuk parashohin situatë të tillë, do të duhet të marrin vendim.
Ndërsa iniciativë e tillë për Gruevskin u dorëzua nga Gjykata Penale, por për shkak se nuk votuan 80 deputetë “pro”, Gruevskit nuk iu hoq mandati i deputetit.
