Janakievski dhe Bozhinovski përfundojnë në Shutkë

14.11.2018 10:09

Me kërkesë të PSP-së, ish ministri i transportit, Mile Janakievski, dhe ish sekretari i qeverisë, Kirill Bozhinovski....

Me kërkesë të PSP-së, ish ministri i transportit, Mile Janakievski, dhe ish sekretari i qeverisë, Kirill Bozhinovski, u dërguan në burgun e Shutkës.

Një vendim të tillë e paralajmëroi vet kryeprokurorja speciale, Katica Janeva, që pas arratisjes së Nikolla Gruevskit në Hungari.

Ndërkohë, Gjykata Themelore Shkup 1 kumtoi se  ish-ministrit të transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski, dhe ish-sekretarit të përgjithshëm të qeverisë, Kirill Bozhinovski, u është caktuar masë paraburgimi prej 30 ditësh.

“Këshilli Penal i Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion në kuadër të Gjykatës Themelore Shkup 1 Shkup, duke vepruar për propozimin e Prokurorisë Publike për përndjekjen e veprave penale të cilat lidhen dhe të cilat dalin nga ndjekja joligjore e komunikimeve, për përcaktimin e masave për sigurimin e pranisë kundër M. J. dhe K. B. të përfshirë në lëndën e prokurorisë të quajtur si “Titanik”, pas vlerësimit të fakteve dhe dëshmive për propozimin, solli vendime me të cilat e pranoi propozimin dhe dy personave u përcaktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh për shkak të ekzistimit të bazave të nenit 165 paragrafi 1 pika 1 të LPP-së, gjegjësisht nëse ekzistojnë rrethana të tjera të cilat tregojnë për rrezikun për arratisje”-, thuhet në kumtesë.