MPB dhe MPJ konfirmuan se Gruevski është në Hungari

14.11.2018 10:37

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka marrë vërtetim nga Ministria e brendshme e Hungarisë....

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka marrë vërtetim nga Ministria e brendshme e Hungarisë se personi Nikolla Gruevskit gjendet në Republikën e Hungarisë, dhe se ka kërkuar azil”.

Në kumtesë shtohet se Ministria e Punëve të Brendshme e ka informuar Gjykatën Themelore Shkupi 1, me çka gjykata duhet të jep vendim për dhënien e flettarrestit ndërkombëtar për Nikolla Gruevskin.

Edhe Ministria e Jashtme e Maqedonisë njofton se gjatë ditës ka thirrur ambasadorin hungarez, Llasllo Duks i cili në takim me sekretarin shtetëror, Viktor Dimovski ka konfirmuar saktësinë e informatës së plasuar nga vetë Gruevski në facebook.