Ikja e Gruevskit kritikohet ashpër nga Janakievski

14.11.2018 10:40

Arratisja e Gruevskit është kritikuar edhe nga bashkëpunëtori itij i ngushtë...

Arratisja e Gruevskit është kritikuar edhe nga bashkëpunëtori itij i ngushtë, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski.

Sipas tij, ikja e Gruesvkit do të reflektohet negativisht në proceset gjyqësore ku ai gjykohet bashkë me Gruevskin. “Ashpër e dënoj aktin e tillë, sepse do të ndikojë negativisht mbi rastet gjyqësore në përgjithësi, veçanërisht mbi rastet në të cilat jemi të akuzuar ne të dy”. Janakieski shton se nuk e ka ndërmend të ikë nga Maqedonia dhe se aktualisht është në Shkup. Ai paralajmëroi se nesër do të paraqitet në seancën gjyqësore për lëndën “Titaniku”. Ish-kryeministri dhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve janë të akuzuar në disa lëndë të Prokurorisë Publike Speciale.