Njoftimi jo në kohë nga burgu për paraburgimin e Bozhinovskit shtyu seancën për "Titanik"
Gjykimi i sotëm për rastin “Titanik” është shty për 23 nëntor.....

Gjykimi i sotëm për rastin “Titanik” është shty për 23 nëntor, pasi gjykatësi Osman Shabani nuk arriti në kohë për të dërguar një urdhër në burg për Mile Janakieski dhe Kiril Bozhinovski për praninë e tyre në gjykim.
As i pandehuri Nikola Gruevski, i cili është në arrati në Hungari, nuk u shfaq në seancë. Prokurorja e gjykimit, Stefanova, njofton se paraburgimi është i mundur edhe për të akuzuarit e tjerë nëse ekziston dyshimi për ikje.
Rasti “Titanik” është hapur për dyshimet rreth parregullsive zgjedhore, ndërsa të akuzuar janë edhe Mile Janakieski dhe Gordana Jankulloska. Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahet seancë edhe për rastin “Lëndina”, ku i akuzuar është gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas së bashku me vëllezërit e tij Srgjan dhe Zvezdan. Ata akuzohen për ndërtime pa leje të tre shtëpizave në Zelenikovë. Sipas PSP-së, ata pasi kanë përfunduar ndërtimin e shtëpizave janë pajisur me leje nga komuna.
