Fleckenstein: Hungaria nuk do t’i japë azil politik Gruevskit
Eurodeputeti, Knut Fleckenstein, shpreson që autoritetet hungareze të mos e miratojnë kërkesën e Gruevskit për azil politik...

Eurodeputeti, Knut Fleckenstein, shpreson që autoritetet hungareze të mos e miratojnë kërkesën e Gruevskit për azil politik.
“Mendoj se do të jetë vështirë që Qeveria e Hungarisë të miratojë kërkesën për azil politik për ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Për një gjë Gruevski mund të jetë i sigurt, për një proces të rregullt në Shkup, dhe e dyta, çdoherë kam menduar se Orban nuk pranon kërkesa për azil në vendin e tij”,- shkruan Fleckenstein në Tuiter.

SARGENTINI: A KA GRUEVSKI TRAJTIM VIP NË KËRKESËN PËR AZIL?
Edhe një tjetër eurodeputete ka komentuar kërkesën e Gruevskit për azil. Eurodeputetja holandeze, Xhudit Sargentini, publikisht i pyeti autoritetet hungareze, nëse do të refuzonin kërkesën për azil të Nikolla Gruevskit, pasi që ai erdhi nga një vend i sigurt sipas kritereve të tyre.
“Pyetja ime është nëse autoritetet hungareze do t’i përmbahen ose jo rregullave të tyre dhe do ta dërgojnë Gruevskin të kërkuar azil nga qendra e pranimit, apo do ta refuzojnë kërkesën e tij pasi që ai ka ikur sipas tyre nga një vend i sigurt? Apo asnjërën prej tyre”,- shkruan ajo në tuiter, duke përkujtuar se si vepronin autoritetet hungareze kur kërkesa për azil dorëzonin persona që nuk ishin në qendrën e pranimit.
“Unë njëherë i pyeta autoritetet hungareze se a mund të kërkojmë azil jashtë qendrave të pranimit të kufirit serb. Përgjigja ishte ‘jo’.A do ta burgosin Gruevskin ose ekziston mundësi për azil-VIP në Budapest?”,- pyeti eurodeputetja. Në pyetjen e saj pjesërisht u përgjigj ministri i punëve të jashtme të Hungarisë, Peter Sijatro.
“Nuk dua të konfirmoj apo të mohoj informatat në lidhje me vendbanimin e tij, ne nuk mund të komentojmë për aplikimet e azilit të tanishëm”,-shpjegoi shkurtimisht ministri Sijatro. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)
