Kërkesa për azil në Hungari, procedura ligjore zgjat nga 15 deri në 60 ditë

14.11.2018 16:34

Përmes një letre me shkrim, MPB kërkon nga Ministria e Drejtësisë të lëshojë kërkesë për ekstradimin e....

Përmes një letre me shkrim, MPB kërkon nga Ministria e Drejtësisë të lëshojë kërkesë për ekstradimin e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski.

Sipas ligjeve hungareze, ish kryeministri Gruevski mund të kërkojë azil në bazë të dy kushteve: nëse ka status të personit nën mbrojtje dhe statusin e personit të pranuar. Në bazë të ligjeve hungareze, autoritetet duhet të deklarohen rreth kërkesës së Gruevskit për azil në afat prej 8 -15 ditë, ndërsa për realizim e të drejtave të azilit prej 45-90 ditë. Në Hungari, secili i huaj mund të kërkojë azil  poqese në vendin amë i janë cenuar të drejtat e njeriut apo nëse torturohet. Procedura për fitimin e azilit realizohet në dy pjesë: procedura për miratimin e kërkesës për azil dhe procedura për realizim të së drejtës së azilit.

Nëse kalon procedura e parë pason procedura për realizimin e së drejtës së azilit, pas çka shërbimi adekuat heton nëse personi i përmbush kushtet për status të personit të pranuar apo status të personit nën mbrojtje. Shërbimi i emigracionit  mund të sjellë vendim për ndarje të statusit të personit të pranuar,  personit nën mbrojtje, statusit të refugjatit, por edhe vendim të refuzimit të kërkesës, ndërsa nëse personi zhduket gjatë procedurës, atëherë procedura ndërpritet dhe mbyllet.

Lidhur me vendimin e shërbimit të emigracionit, personi mund të parashtrojë ankesë në afat prej 15 ditëve.

Nëse personi fiton statusin e personit nën mbrojtje, kjo zgjat zakonisht pesë vite, ndërsa statusi i personit të pranuar është në kohëzgjatje prej një viti me të drejtë për ta tërhequr autoritetet  vendimin, edhe më herët, në të dyja rastet. Personat të cilët në Hungari kanë fituar të drejtën e azilit në të gjitha bazat, mund t’i sjellin anëtarët e familjes në Hungari, por nuk munden lirshëm të udhëtojnë në vendet tjera të BE-së. (Nermine Mulaki Fejzullahu, TVM2)