Këshilli i prokurorëve, zgjidhen 6 prokurorë në pozita udhëheqëse
Këshilli i Prokurorëve ka zgjedhur 6 prokurorë publikë në pozitat udhëheqëse në prokuroritë e vendit....

Këshilli i Prokurorëve ka zgjedhur 6 prokurorë publikë në pozitat udhëheqëse në prokuroritë e vendit.
Mustafa Hajrullahi zgjidhet prokuror në Prokurorinë e lartë në Shkup, Islam Abazi në Prokurorinë e lartë në Gostivar, në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit është zgjedhur Vilma Ruskovska, në Prokurorinë themelore në Veles dhe Kavadar, Gordana Todorova dhe Elizabeta Misheva Jordanova, si dhe në Prokurorinë themelore në Manastir, Lile Talevska.
SHTERJOV: KEMI PROBLEME NË PLOTËSIMIN E KRITEREVE
Kryetari i Këshillit të prokurorëve, Kole Shterjov, dhe kryeprokurori, Lubomir Joveski, alarmojnë për mungesën e 40 prokurorëve.
Sipas tyre, këtë ngecje e ka shkaktuar trajnimi i obliguar në Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publikë.
“Për shkak të kushteve që duhet t’i plotësojnë kandidatët për prokuroritë themelore, pra duhet të kenë të mbaruar akademinë, Këshilli dhe Prokuroria do të përballen me problem edhe më të madh. Për fat të keq do të keqësohet gjendja jo për faj të Prokurorisë dhe Këshillit, por për faj të rregullave se si është vendosur kjo çështje”,- u shpreh kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Kole Shterjov.
JOVESKI: MUNGOJNË RRETH 40 PROKURORË
“Kërkojmë zgjidhje me zvogëlimin e trajnimit në Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve dhe t’u jepet mundësi bashkëpunëtorëve profesionalë me përvojë të gjatë, që kanë treguar sukses të kalojnë provimin pranues në akademi dhe të kenë një trajnim të shkurtër prej 6 muaj”,- theksoi kryeprokurori,Lubomir Joveski.
Mungesa e prokurorëve ka shkaktuar që vendet në konkurset për prokurorë ne qytetin e Berovës dhe Kriva Pallankës të mbeten të zbrazëta. (Florije Beluli Kamberi, TVM2)
