Maqedoni
Diabeti, shifra alarmante, 120 mijë të sëmurë, 500 fëmijë
14.11.2018 17:58
Rritet numri i të sëmurëve me diabet në vend....

Në vend ka 120 mijë të sëmurë nga diabeti, mes tyre 500 janë fëmijë deri në moshën 14 vjeçare, 40 mijë pranojnë terapi me insulinë. Endokrinologu, Irfan Ameti, thekson rëndësinë e detektimit të hershëm të sëmundjes, por praktika tregon se diabeti identifikohet në stadium të vonshëm, andaj komplikimet janë të pashmangshme. Ai apelon që qytetarët të ndryshojnë stilin pasiv të jetesës dhe të të ushqyerit.
“Kur veç më paraqiten komplikimet e diabetit, ato fillojnë me probleme me enët e gjakut, probleme kardiovaskulare, infarkt të zemrës, pikë në tru, sëmundje e veshkave, që përfundojnë me dializë dhe këmba diabetike, që paraqiten komplikime si për personin e sëmurë po ashtu dhe për familjen. Të mundohemi të ndryshojmë stilin e jetës, t’i kthehemi ushqimeve tradicionale të ziera, e jo fast fudeve dhe pijeve të gazuara, të bëjmë aktivitete fizike, si ecje 30 minuta në ditë dhe mundësisht t’i shmangemi stresit i cili çon në diabet”,- tha endokrinologu, Irfan Ahmeti.
Në Ditën Botërore të Diabetit Endokrinologët edhe një herë apelojnë që mjekët amë t’i udhëzojnë pacientët për analiza të gjakut ku do të detektohet diabeti në stad të hershëm.
FLUTURA LATIFI
