Maqedoni

VMRO-DMPNE: Është e pamundur që shteti të mos dinte asgjë

14.11.2018 18:01

VMRO-DPMNE ia hedh fajin qeverisë për arratisjen e Nikolla Guevskit....

Ata akuzojnë ekzekutivin se ka kapur gjykatat. Kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Zaev dhe ministrit të brendshëm, Oliver Spasovskit, për përndjekjen politike që po i bëhet kryetarit të tyre të nderit. Madje, Spasovskin e kanë etiketuar si ministër për përndjekje dhe terror. 
 
"VMRO-DPMNE nuk është dakord me largimin e Nikolla Gruevskit, nuk është një opsion kur të gjithë e dinë se kjo është një persekutim politik. Njerëz të tjerë që janë gjithashtu objekt i atij persekutimi janë gjithashtu të rrezikuar. Ministri për përndjekje dhe terror, Oliver Spasovski dhe Zoran Zaev, të përgjigjen për atë se kë po e gënjejnë dhe kë po e mashtrojnë. Ata, duke i pasur parasysh burimet e pakufizuara të sigurisë shtetërore dhe në kushte të tilla duan ende të tregojnë se nuk kanë ditur ose nuk dinë për lëvizjen e Nikolla Gruevskit? Është një dilemë që ata duhen të përgjigjen”,- deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.