Maqedoni
Osllome, drejtori i KEK-ut vizitoi termocentralin
14.11.2018 18:17
Një delegacion i Korporatës energjetike të Kosovës, i kryesuar nga drejtori, Nijazi Thaçi....

Një delegacion i Korporatës energjetike të Kosovës, i kryesuar nga drejtori, Nijazi Thaçi, vizitoi Termocentralin e Osllomesë dhe u takuan me drejtorin e e tij, Qerim Halilin, dhe bashkëpunëtorët e tij.
Është kjo vizita e parë që realizohet në mes dy korporatave energjetike, i cili me siguri do të nxisë bashkëpunimin e frytshëm dhe shkëmbimin e përvojave në të ardhmen, të cilat janë më se të nevojshme për të dyja palët, tha drejtori i Termocentralit të Osllomesë, Qerim Halili.
Drejtori i KEK-ut, Nijazi Thaçi, përmendi se Kosova është vendi më i pasur me thëngjill në rajon, është vendi i tretë në Evropë, ndërsa i pesti në botë, për nga sasia e thëngjillit.
“Sot realizuam vizitën e parë në Termocentralin e Osllomesë për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit konform ligjeve aktuale”,- potencoi drejtori i përgjithshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nijazi Thaçi, dhe nënvizoi se interes i përbashkët i dy shteteve është shkëmbi i energjisë elektrike.
SHABAN DALIPI
