Maqedoni
Paraburgimi, Joveski: Masa më e sigurt, por varet nga rasti
14.11.2018 18:27
Kryeprokurori Jovevski ka sqaruar ndërkohë procedurën e dhënies së masës së paraburgimit....

Gjithsesi, sipas tij, çdo rast është i veçantë dhe vendimi varet nga gjykatësi i çështjes.
“Në bazë të vlerësimeve për mundësinë për ndikim mbi dëshmitarët dhe rrethanat e tjera për të cilat caktohet paraburgimi, prokurori publik mund të kërkojë nga gjykata të caktojë një masë të tillë. Gjithashtu edhe pas shqiptimit të aktgjykimit, prokurori publik mund të kërkojë që të akuzuarit që është dënuar pas aktvendimit t’i caktohet masa e paraburgimit, por mundet edhe gjykata sipas detyrës zyrtare të kërkojë mendim nëse kërkojnë baza për caktimin e masës së paraburgimit pas caktimit të vendimit të shkallës së parë. Më e sigurta është masa e paraburgimit. Por, cila masë do të ndërmerret, varet prej rastit”,- tha kryeprokurori, Ljubomir Joveski.
