Botë
E ardhmja e Europës, Merkel si Makron, kërkon ushtri europiane
14.11.2018 18:47
Pas presidentit francez, Emmanuel Macron, që u shpreh para pak ditësh për krijimin e një ushtrie europiane....

Pas presidentit francez, Emmanuel Macron, që u shpreh para pak ditësh për krijimin e një ushtrie europiane, edhe kancelarja Merkel u pozicionua në Strasburg. Ajo u shpreh pro krijimit të ushtrisë europiane.
“Ne duhet të punojmë për vizionin që një ditë të kemi edhe një ushtri të vërtetë europiane”,- tha Merkel në fjalimin e saj rreth vizionit gjerman për Europën.
Ideja e Makronit mori kritika të ashpra nga presidenti amerikan Donald Trump e të njëjtat reagime pritet të shkaktojë edhe pozicionimi pro idesë nga ana e zonjës së hekurt të kontinentit të vjetër.
Kancelarja Merkel në fjalimin e saj preku edhe çështjen e euros duke theksuar, se euro mund të funksionojë si monedhë e përbashkët, vetëm nëse të gjithë i kryejnë detyrimet e tyre.
