Botë

Shtohen shpenzimet por jo deficiti, Italia ia dorëzon KE-së projekt buxhetin 2019

14.11.2018 19:14

Deklaratat e Merkelit për euron vijnë në një kohë kur në BE është ndezur konflikti me Italinë për buxhetin e qeverisë populiste, që nuk e ndjek kursin e kursimeve....

Projekt-ligji Italian për buxhetin e vitit 2019, është shndërruar në mollë sherri mes qeverisë euroskeptike të Romës dhe Brukselit, pas planeve të qeverisë italiane për të rritur shpenzimet. Ministri italian i financave Giovanni Tria zotohet se shpenzimet e rritura në sektorin publik dhe social do ta mbulojë me planin prej 18 miliardë dollarësh për shitjen e pasurive të paluajtshme shtetërore.
 
Brukseli ishte i shqetësuar se rritja e deficitit italian mund të shkaktonte një krizë të re në Eurozonë dhe kishte paralajmëruar Romën për masa të rënda ndëshkimore.