Ministria e drejtësisë e Bullgarisë: Gruevski nuk ka pasur pasaportë bullgare
Ministria bullgare e drejtësisë mohon informacionin e publikuar në disa media....

Pas disa informatave nga mediat hungareze, se ish-kryeministri i dënuar Gruevski hyri në Hungari me një pasaportë bullgare, Ministria Bullgare e Drejtësisë lëshoi një njoftim zyrtar.
Ministria e Drejtësisë e Bullgarisë ka njoftuar se ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, nuk posedon pasaportë bullgare dhe nuk është shtetas i Bullgarisë. Ministria bullgare ka hedhur poshtë spekulimet se Gruevski ka pasur pasaportë bullgare gjatë arratisjes në Hungari, duke thënë se sipas të dhënave që posedojnë Gruevskit nuk i është dhënë pasaportë bullgare.
Gruevski i cili është i dënuar me dy vite burg në rastin “Tanku” të PSP-së, është arratisur në Budapest të Hungarisë ku edhe ka kërkuar azil politik.
