Donald Tusk, samit i jashtëzakonshëm për nënshkrimin e divorcit mes Britanisë dhe BE-së
Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, Donald Tusk....

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, Donald Tusk vendosi të thërrasë një samit të jashtëzakonshëm, më 25 nëntor, për nënshkrimin e divorcit me Britaninë e Madhe.
Njoftimi vjen pasi negociatori i BE-së për Brexit, Michel Barnier dhe presidenti i KE-së, Jean-Claude Juncker deklaruan dje se është bërë përparim vendimtar në përpjekjet për të siguruar një largim të rregullt të Londrës nga BE, marsin e ardhshëm.
Dje, kryeministrja britanike, Theresa May mori mbështetjen e qeverisë së saj për marrëveshjen e largimit. May do të përballet tani me detyrën e vështirë për të bindur parlamentin të votojë në favor të marëveshjes.
Pa një marrëveshje tranzitore, ligjet e BE-së nuk mund të zbatohen në Britaninë e Madhe pas 29 marsit 2019, që ndoshta do të shkaktojnë kaos dhe probeme ekonomike për të dyja palët.
