Kërkohet dënim me vdekje për pesë të përfshirë në vrasjen e Khashoggit
Prokurorët sauditë thanë të enjten se do të kërkojnë dënim me vdekje....

Prokurorët sauditë thanë të enjten se do të kërkojnë dënim me vdekje për pesë njerëz të përfshirë në vdekjen e gazetarit Jamal Khashoggi.
11 njerëz u akuzuan, tha zyra e prokurorit saudit, duke shtuar se pesë njerëz që ballafaqohen me dënim me vdekje ishin direkt të përfshirë në ”urdhërimin dhe ekzekutimin e krimit”, shkruan CNN.
Tha se ish-pjesëtari i inteligjencës saudite, Ahmed al-Assiri, urdhëroi një mision për të detyruar Khashoggin për t’u kthyer në Arabinë Saudite dhe formoi një ekip prej 15 personave.
Ata u ndanë në tre grupe, tha Prokurori Publik Saudit: një grup negociator, një grup i inteligjencës dhe një ekip logjistik.
Ishte i pari i ekipit negociator që urdhëroi vrasjen e Khashoggit, tha prokurori.
