Maqedoni
MPB: Jankievski kërkoi amnisti nga Ivanov
15.11.2018 18:12
Ish-ministri i transportit dhe lidhjes, Mile Janakieski, ka kërkuar amnisti nga presidenti, Gjorge Ivanov, prandaj Prokuroria Speciale urdhëroi paraburgosjen...

Në seancën gjyqësore për lëndën “TNT” u tha se Janakieski, pas arratisjes së Gruevskit, ka kërkuar takim me presidentin, Gjorge Ivanov, për t’i kërkuar amnisti. Pasi që ky i fundit i ka dërguar Janakieskit mesazh se nuk ka teori që të takohet me të, ndërsa edhe më pak për ta amnistuar, sipas hulumtimit të MPB-së, Janakieski i është përgjigjur Ivanovit “Nëse është kështu edhe unë do të ikë si Nikolla”. Por, një gjë të tillë e mohoi avokati i Janakieskit, Elenko Milanov, i cili pas përfundimit të seancës për rastin “TNT”, tha se konstatimet e MBP-së janë të pabaza.
“Më ka lutur klienti im, Mile Janakieski, sepse ai nuk mund të flasë, se nuk janë të sakta, ka pretendimet e DSK-së se Janakievski ka dërguar një ndërmjetës të presidentit, Gjorge Ivanov, për të negociuar e për t’i dhënë amnisti. Janakieski dhe Ivanov janë miq dhe se prej vitesh vizitojnë edhe familjarisht njëri-tjetrin. Prandaj, them që ata nuk kanë nevojë për ndërmjetës”,- u shpreh avokati i Janakievskit, Elenko Milanov.
Në gjykimin për rrëzimin e kompleksit banesor “Kosmos” të biznesmenit, Fiat Canoskit, të pranishëm ishin katër avokatët e Nikolla Gruevskit, i cili sipas akuzës është porositësi, por vetë Gruevski nuk ishte prezent, pasi që tashmë është arratisur në Hungari. Gjykatësi, Ognen Stavrev, në fillim të seancës pyeti “Mile Janakieski, ju jeni sjellë nga paraburgimi tani?”, ai përgjigjet: “Për fat të keq. Të moçmit thonë: kur nuk mundeni gomarin, goditeni samarin”, duke aluduar në atë që kur nuk munden ta kapin Gruevskin, e kanë arrestuar atë.
ZEKIRIJA MEXHITI
