Maqedoni
EVN dhe Shparkase Bank, marrëveshje për Eco kredi
15.11.2018 18:14
Kompania energjetike EVN dhe Shparkase Bank arritën marrëveshje bashkëpunimi, përmes të cilit ECO kreditë e Shparkasse Bank....

Kompania energjetike EVN dhe Shparkase Bank arritën marrëveshje bashkëpunimi, përmes të cilit ECO kreditë e Shparkasse Bank do të përdoren për financimin e sistemeve fotovoltaike apo paneleve solare, të ofruara nga EVN.
Sistemet fotovoltaike të EVN-së janë dizajnuar sipas nevojave të përdoruesve. Nëpërmjet ECO kredisë nga Shparkase Bank, përdoruesit kanë mundësinë të fitojnë grand deri më 15% nga vlera e përgjithshme e EVN-së. Sipas kryetarit të Bordit drejtues të EVN-së, Stefan Peter, kjo mundësi e financimit e bën energjinë e rinovueshme, për familjet edhe më të përballueshme.
“Ne po i monitorojmë nevojat e tregut dhe vizioni ynë është t’i mundësojmë këto teknologji, veçanërisht në fushën e burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe efikasitetin e energjisë, për t’i bërë ato më të arritshme. Me këtë, vlera e shtuar për klientin nga ky projekt është e qartë: mjedisi i shëndetshëm, kursimi i energjisë dhe përmirësimi i efikasitetit të energjisë së familjeve”,- tha Stefan Peter nga EVN.
Nga EVN presin që të ketë interes më të madh nga familjet për instalimin e sistemit fotovoltaik, ndërsa u bë e ditur se deri tani janë marrë qindra aplikacione. Pritshmëritë janë që për pesë vite vendi t’i afrohet Gjermanisë, ku 50% e qytetarëve shfrytëzojnë energji solare.
SEDAT SELIMI
