Maqedoni
Boshnjakovski: Këto ditë do të dërgohet kërkesa për ekstradimin e Gruevskit
15.11.2018 18:37
Ministrisë hungareze të Drejtësisë këtyre ditëve do t’i parashtrohet kërkesa me dokumentacionin e plotë për ekstradimin e ish-kryeministrit.....

Ministrisë hungareze të Drejtësisë këtyre ditëve do t’i parashtrohet kërkesa me dokumentacionin e plotë për ekstradimin e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, deklaroi sot zëdhënësi qeveritar, Mile Boshnjakovski. Sipas tij, bëhet fjalë për dokumentacion voluminoz prej rreth 400 faqeve, i cili do të përkthehet në mënyrë adekuate dhe do t’iu parashtrohet autoriteteve kompetente hungareze.
“Ministria e Drejtësisë nga gjykatat kompetente e grumbullon dokumentacionin e plotë në raport me rastin. Ai do të përkthehet dhe do t’iu parashtrohet organeve kompetente hungareze, përkatësisht Ministrisë së Drejtësisë të Hungarisë. Në dokumentacion, mes tjerash do të ketë edhe arsyetim përse Nikolla Gruevski duhet të ekstradohet në Maqedoni. Bëhet fjalë për dokumentacion voluminoz rreth 400 faqe, por pa dallim të numrit të faqeve, kërkesa do t’i parashtrohet zyrtarisht Hungarisë gjatë këtyre ditëve",- tha Boshnjakovski.
Boshnjakovski më tej shton se paralelisht me këtë po zbatohen edhe dy procedura në MPB, me qëllim që të konstatohet mënyra në të cilën Gruevski ka ikur nga Maqedonia.
“Sektori i kontrollit të brendshëm zbaton procedurë për involvim të mundshëm të nëpunësve policorë se e kanë ndihmuar, ndërkaq plotësisht Sektori për punë të brendshme - Shkup e konfirmon mënyrën e ikjes, si dhe personat e mundshëm të jashtëm të cilët e kanë ndihmuar”,- tha Boshnjakovski.
Pas përfundimit të këtyre dy procedurave, MPB do të dalë në opinion me pasqyrë të plotë se si është organizuar ikja e Gruevskit, theksoi Boshnjakovski.
FLUTURA LATIFI
