Maqedoni

Policia shqiptare: Gruevski u arratis nëpërmjet Shqipërisë

15.11.2018 18:54

Policia shqiptare ka konfirmuar se shtetasi i Maqedonisë, Nikola Gruevski, më datën 11.11.2018....

Policia shqiptare ka konfirmuar se shtetasi i Maqedonisë, Nikola Gruevski, më datën 11.11.2018, rreth orës 19:11, nëpërmjet territorit të Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit, ka ikur në drejtim të Malit të Zi si pasagjer në automjetin me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës hungareze në Tiranë.
 
Më tej në deklaratë thuhet se “në datën 11.11.2018, për shtetasin, Nikola Gruevski, nuk ka pasur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim. Interpol Shkupi në datë 13.11.2018, rreth orës 19:35, i ka dërguar Interpol - Tiranës njoftimin për shpallje në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas”,- mbyllet njoftimi i policisë. Ndërkohë, në deklaratë nuk bëhet e ditur se kur dhe nga ku Gruevski është futur në Shqipëri.