I dyshuar për 10 vepra penale, ish kryeministri i arratisur, do të gjykohet në mungesë
16.11.2018 09:39
Pas arratisjes, ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, do të gjykohet në mungesë për të gjitha lëndët e PSP-së....

Avokati i ish-kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Elenko Millanov, prezantoi vendimin e Gjykatës Penale – se Gruevski do të gjykohet në mungesë dhe se nuk do të ketë procedurë të veçantë.
Nikolla Gruevski është i akuzuar për katër lëndë të PSP-së, edhe atë “TNT”, “Titanik”, “Trajektorja” dhe “Dhuna në Komunën Qendër”, ndërsa është i dyshuar edhe te gjashtë lëndët tjera. Gruevski u arratis nga Maqedonia dhe kërkoi azil politik në Hungari pas vendimit për rastin “Tanku”, ku u dënua me burg prej dy vitesh.
