Kaliforni, arrin në 600 numri i të zhdukurve nga zjarret
16.11.2018 09:54
Numri i njerëzve të zhdukur nga zjarret në veri të Kalifornisë ka kaluar 600, thanë autoritetet lokale....

Bëhet fjalë saktësisht për 631 të zhdukur, tha sherifi, Kory Honea, duke publikuar listën e tyre. 63 ndërkohë është numri i personave të vdekur. Rreth 12,000 ndërtesa janë djegur tërësisht. Rreth 9,400 zjarrfikës janë duke luftuar flakët që nisën tetë ditë më parë.
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të udhëtojë në Kaliforni të shtunën për të vëzhguar dëmet dhe për të takuar njerëzit e prekur. Historikisht, “stina e zjarreve” në Kaliforni fillonte në verë dhe zgjaste deri në vjeshtën e hershme, por ekspertët tani paralajmërojnë për rrezik gjatë gjithë vitit. Kushtet e motit dhe ndryshimet klimatike shihen si shkaktarët kryesorë.
