Muaremi: Në hetim dy mijë raste për krim financiar
Policia finansiare për momentin po heton mbi 2000 raste....

Policia finansiare për momentin po heton mbi 2000 raste, në të cilat është evidentuar krim financiar apo keqpërdorim të parave shtetërore.
Drejtori i këtij institucioni Arafat Muharemi në emisionin Biznes Plus thekson se vet numri i madh i rasteve të cilat janë në proccedurë hetimore apo para-hetimore flet se në Maqedoni korupcioni dhe krimi financiar ka qenë në nivel të lartë.
“Prej marrjes së pozitës deri tani kemi mbi 2000 raste të cilat tregojnë se vërtetë kemi të bëjmë me një krim i cili është i sofistikuar, ku të gjithë personat të cilat janë të involvuar kanë një interres të përbashkët, si të arrijnë deri te më tepër të holla”, tha mres tjerash drejtori i policisë financiare Arafat Muharemi në emisionin Biznes Plus në TVM2.
Ndiq video materialin KËTU.
