Rasti “Shuplaka”, Gruevski do të gjykohet në mungesë

16.11.2018 15:06

Me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike, Gjykata Themelore Shkupi 1 vendosi që të akuzuarit, Nikolla Gruevski....

Me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike, Gjykata Themelore Shkupi 1 vendosi që të akuzuarit, Nikolla Gruevski, i cili është arratisur  në Hungari, të gjykohet në mungesë.

Prokurorja speciale, Fatime Fetai, tha se pasi në të gjitha lëndën ku është i akuzuar Gruevski i është e caktuar masa e paraburgimit, është e nevojshme që e njëjta masë t’i caktohet edhe për rastin “Dhuna në Qendër”.

“Bëhet fjalë për propozim- akuzë të ngritur para dy vitesh për vepra dhe lëndë me më shumë dëshmitarë. Po ashtu, nuk është aspak e sigurt se kur Gruevski do të jetë i kapshëm që të gjykohet në prezencë. Propozoj që të gjykohet në mungesë”,- tha Fetahi, duke kërkuar madje caktimin edhe të masës së paraburgimit. Por, avokati mbrojtës i ish kryeministrit, Dimitar Dangov, u ankua se kjo kërkesë e prokurorisë është e pabazë.

Ai kërkoi që në vend të gjykimit në mungesë për Gruevskin, në këtë rast, të ndahet procedura. Kërkesa u refuzua nga gjykata e cila vendosi që Gruevski të gjykohet në mungesë.

Ai do të gjykohet në mungesë edhe për rastet e tjera të ngritura nga Specialja, pra për rastet “TNT”, “Titanik” dhe  “Trajektorja”. Gruevski është i dyshuar edhe për 6 lëndë të tjera.