Maqedoni
Arratisja e Gruevskit, Kociançiq: Nuk komentojmë procedurat gjyqësore
16.11.2018 15:12
Komisioni Evropian ka reaguar për rastin “Gruevski”....

Bashkimi Evropian nuk dëshiron të përzihet në këtë rast dhe zëdhënësja, Kociançiq thotë se rasti duhet lënë në duart e organeve gjyqësore dhe nuk guxon të politizohet. Ajo përkujton vendet aspirante se sundimi i së drejtës është parim kryesor i legjislacionit evropian.
“Jemi të vetëdijshëm për situatën në lidhje me zotëri Gruevskin. Ne nuk komentojmë procedurat gjyqësore vijuese. Kemi thënë që Qeverisja e së drejtës është parim bazë i Bashkimit Evropian, për vendet anëtare dhe për vendet kandidate. Presim të veprojnë të gjitha palët, të veprojnë ashpër në pajtim me rregulloret relevante. Ky është proces gjyqësor i cili nuk duhet të politizohet dhe këtë ka disa ditë që po e themi”,- theksoi zëdhënësja e KE-së, Maja Kocinançiq.
Në pyetjen se cili do të jetë qëndrimi i BE-së nëse Hungaria si shtet anëtar i jep përgjigje pozitive kërkesës për azil nga ish kryeministrit Gruevski, nga Komisioni Evropian përkujtojnë se për disa çështje vendosin vetë vendet anëtare të BE-së.
“Duhet të kuptoni se BE mund t’i thotë dhe t’i bëjë disa punë, por disa çështje janë kompetencë e vendeve anëtare të BE-së. Por, pritjet e BE-së janë shumë të qartësuara”,- tha zëdhënësja e KE-së, Maja Kocinançiq.
Ky reagim i BE-së është i pari zyrtar që kur ish kryeministri Gruevski u arratis në Hungari.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
