Maqedoni

ASh: Rritet vdekshmëria tek foshnjat. Masa konkrete për uljen e kësaj statistike

16.11.2018 18:06

Sipas UNICEF-it, shkalla e vdekshmërisë së foshnjave në Maqedoni po rritet....

Maqedonia hyn në grupin e vendeve me të ardhura mesatare, me një shkallë të vdekshmërisë foshnjore prej 8.3 në 1000 fëmijë të lindur. Në Evropë më keq se Maqedonia është vetëm Moldavia. Në prag të Ditës Botërore të Lindjeve të Parakohshme, Aleanca për Shqiptarët propozon masa urgjente për uljen e vdekshmërisë tek foshnjat e sapolindura. 
 
“1. Të përmirësohet infrastruktura dhe të sigurohen pajisjet optimale për mbarëvajtjen normale të procesit të punës të personelit mjekësor;
2. Të ndërmerren masa urgjente për të parandaluar migrimin e brendshëm ose të jashtëm të personelit mjekësor me përvojë, si dhe
3. Të hapen njësitë neonatologjike për kujdes intensiv dhe terapi në Tetovë, Strumicë dhe Manastir”,- theksoi Bekim Tateshi nga ASh.