Qendra për kulturë në Kërçovë, Osmani premton punësim të kuadrit shqiptar

17.11.2018 14:49

Drejtori i parë shqiptar në Qendrën për Kulturë në Kërçovë, Mazllam Osmani....

Drejtori i parë shqiptar në Qendrën për Kulturë në Kërçovë, Mazllam Osmani, thotë se gjendja në institucionin që ai drejton nuk është aspak e volitshme për një veprimtari efektive, sidomos në realizimin e projekteve shqiptare, sepse në këtë institucion kulturor, nga 24 të punësuar, vetëm një është shqiptar.

Prandaj angazhimi i tij primar prej se mori përsipër drejtimin e këtij institucioni, është punësimi i kuadrove shqiptare dhe bashkëpunimi me shoqatat joqeveritare, që padyshim do të sjellin rezultate në zhvillimin e aktiviteteve kulturore.

Përveç kësaj, drejtori Osmani do të angazhohet edhe në  krijimin e kushteve për një veprimtari të suksesshme kulturore, e cila do të fillojë me realizimin e aktiviteteve për festat e nëntorit, dhe do të vazhdojë me projektet e e planifikuara kulturore për vitin 2019. (Shaban Dalipi, TVM2)