Gjykatat, për dikë nënë për dikë njerkë, Jankoviq: Drejtësia vazhdon të jetë selektive
Edhe pse para ligjit të gjithë janë të barabartë, në proceset gjyqësore qytetarët e rëndomtë....

Edhe pse para ligjit të gjithë janë të barabartë, në proceset gjyqësore qytetarët e rëndomtë nuk kanë trajtim të barabartë në krahasim me gjykimet për politikanë, funksionarë apo ish funksionarë shtetërorë.
Kështu vlerëson eksperti juridik Dushko Jankoviq, sipas të cilit nga ajo që vërehet në praktikë, gjyqësori nuk ka lëvizur aspak në drejtim të impelemtimit të reformave të shumpërmendura,e për të cilat janë formuar Komisione dhe Këshilla të ndryshme.
“Nuk janë të njejta as gjykimet e as paraburgimet. Është fakt që qytetari i thjeshtë shumë më lehtë ngatërrohet për shuma më të vogla në paraburgim, ndërsa edhe dënimet që marrin nuk janë aspak të vogla. Nga ana tjetër personat funksionarë, jo të zakontë më lehtë kalojnë si në aspektin e paraburgimit, sigurimit si dhe vetë dënimit të shqiptuar. Mendim ynë është se nga ajo pikë ku ka qenë gjyqësori, nuk është lëvizur, ndërsa në disa segmente ka edhe kthim prapa. Kështu që këtu duhet edhe shumë të punohet që gjërat të përmirësohen” – tha ekspert juridik, Dushko Jankoviq.
Sa i përket masës së paraburgimit ,që aplikohet për të parandaluar arratisjen e të akuzuarit apo ndikimit të tij të mundëshëm mbi dëshmitarët në proces,Jankoviq thotë se Prokuroria e Krimit të Organizuar dhe ajo themelorë janë shumë më rigoroz.
“PSP, ansnjëherë në fillim nuk kërkon paraburgim efektiv, por shkon me masa të sigurisë dhe kujdesit, për dallim nga prokuroritë tjera si Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion apo Prokurori a themelore që menjëherë në numrin më të madh të rasteve apo 95% kërkojnë masën e paraburgimit më pastaj fillon hetimi që është në kundërshtim ,pra duhet të keni siguruar dëshmi të sigurta dhe hetim të mbaruar që tia merrni dikuj lirinë” – u shpreh Jankoviq.
Sipas ekspertit juridik Jankoviq praktika ka deshmuar se PSP per dallim nga ajo per Krim te organizuar dhe ajo themelore punon me standarte Evropiane. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
