Ekstradimi i Nikolla Gruevskit, Davidoviq: Hungaria e obliguar ta kthejë Gruevskin
Avokatët vlersojnë se Hungaria si anëtare e BE-së dhe nënshkruese e marrëveshjeve ndërkombëtare....

Avokatët vlersojnë se Hungaria si anëtare e BE-së dhe nënshkruese e marrëveshjeve ndërkombëtare është e detyruar që të zbatojë kërkesën e Maqedonisë për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.
Marrëveshjet e tilla sipas avokatit Zvonko Davidoviq e obligojnë që të veprojë lidhur me materien juridiko penale në këtë mënyrë.
“Hungaria është e detyrauar që të veprojë në bazë të kërkesës përshkak se është anëtare e BE-së, përshkak se është nënshkruese dhe ka ratifikuar shumë marrëveshje ndërkombëtare. Kemi ligj për ndihmë në materien juridiko-penale, kështuqë mendoj se duhet të veprojë sipas kërkesës për ekstradim dhe ta dorëzojë me qëllim që të përfundohen lëndët dhe ta vuaj dënimin. Shpesh herë kur kriminelë të mëdhenj kërkojnë vende prej ku nuk do të ekstradohen mësojnë rregullat se cili vend nuk ka nënshkruar marrëveshje të tilla por Hungaria ka nënshkruar” – tha avokati, Zvonko Davidoviq.
Sipas Davidoviq Maqedonia nuk është vend në të cilën ka krizë politike dhe persekutim politik dhe kjo është konstatuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare sipas të gjitha vlersimeve prandaj Gruevski nuk ka gjasë të fitojë azil politik. Gruevski duhet të vuaj denim për keqpërdorime finansiare dhe jo politike sqaron Davidoviq.
“Ai nuk përgjigjet për vepra penale politike kushtimisht thënë që do të thotë nuk ka të bëjë me veprimin e tij politik dhe ska të bëjë me shprehjen e mendimit të tij si politikan apo si qëndrim politik këtu është në pyetje krim financiar, diçka që çdo vend e dënon” – deklaron Davidoviq.
Ish-Gryeministri Nikolla Gruevski është i dënuar me 2 vjet heqje lirie në rastin “Tanku.Ndaj tij në procedurë gjyqësore janë edhe vepra të tjera. (Naim Ramadani, TVM2)
