Si të parandalohet ndotja e ajrit, qytetarët: Duhet të gjenden ndotësit kryesorë

17.11.2018 16:42

Ndotja e ajrit është një temë e pranishme çdo sezonë dimri....

Ndotja e ajrit është një temë e pranishme çdo sezonë dimri, pavarësisht që autoritetet  kompetente të  qytetit, po bëjnë përpjekje për të parandaluar ndotjen, nuk ia arrijnë qëllimit.

Ata thonë se një çështje e cila është komplekse nuk mund të zgjidhet brenda natës, por që qeveria dhe pushteti lokal po punon në tejkalimin e problemit e masat të cilat po I paralajmëron në afat të shkurtë, të mesëm dhe afat gjatë. 

Për të menaxhuar më mirë ndotjen, Qeveria e Republikës së Maqedonisë me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë ka miratuar ndryshimet ligjore që përcaktojnë etiketimin ekologjik dhe subvencionet për automjetet ekologjike. Me ligjin e ri për veturat, do të futet një kategorizim ekologjik të veturave dhe etiketime të përshtatshme. Më ngjyrë të kuqe, të verdhë dhe të gjelbër.

Qytetarët thonë se as kjo nuk është zgjidhje finale, ajri sipas tyre sërish do të jetë i ndotur sepse  nuk janë veturat ndotësi kryesor i ajrit, por faktorë të tjerë.

“Ndotja e ajrit mbetet akoma e njejtë si cdo vit. Duhet të mësohemi dhe pajtohemi për atë se cfarë nuk bën.  Taksistët nuk duhen apsolutikisht ti traojtojnë ashtu sepse ne duhet të kemi prioritet. Çdo taksist i shërben qytetarët, nuk duhet të ketë te kualifikohen. Shumë punë kemi në rregull dhe tani problemi kinse te taksistët është”.

“Ajri është shumë i ndotur. Etiketimi i veturave mendoj se është vështir të bëhet. Ka shumë taksistë të egër dhe kjo është një gjë e keqe”.

“Ajri është shumë i ndotur. Ndoshta nga veturat apo nxemjes, por unë mendoj se ndotja vjen si pasoj e nxemjes.  Verës kur nuk ka ndotje të ajrit ka gjasa që ndotja është përshkak të nxemjes. Njerëzit nuk kanë para dhe ngorhen me gjithçka që gjejnë, plastikë, goma”.

“Mendoj se nuk duhet të ketë etiketime të tilla sepse ne me ata vetura punojmë, kurse veturat e vjetra ndoshta duhet të kenë etiketime” – thanë disa qytetarë të anketuar nga TVM2.

Nga qyteti i Shkupit përsëri apelojnë tek  qyetarët të Shkupit, nëse vërejnë se dikush me vetëdijë e ndot ajrin, të raportojnë në numrin pa pagesë 193. Qeveria madje për vitin e ardhëshëm ka ndarë mjete shtesë prej 1.5 mionë euro  për parandalimin e ndotjes  së ajrit.

Qyteti i Shkupit dhe disa qytete të tjera të Maqedonisë janë radhitur në mesin e vendeve  me ajër më të ndotur në nivel botëror, duke thyer edhe rekordet e regjistruara  në vendet evropiane dhe ato  botërore. (Sedat Selimi, TVM2)