SHQIPËRI
Në Shqipëri arrestohen emigrantë me simptoma të ebolës
13.08.2014 10:31
Policia shqiptare arrestoi 40 emigrantë ilegal, prje të cilëve për pesë ekziston dyshimi se ndoshta janë të infektuar me virusin e ebolës........

Sipas burimeve të policisë, 40 klandestinët nga Eritrea kanë ardhur nga shteti fqinj Greqia në mënyrë ilegale në Shqipëri.
Menjëherë pas ndalimit të tyre, pesë personat i janë nënshtruar një kontrolli mjekësor për të parë nëse mbartin virusin ebola. Kjo pasi të pestë kanë kanë shfaqur probleme shëndetësore.
Kontrolli i specializuar do të konstatojë nëse ata janë të prekur nga virusi vdekjeprurës ebola, dhe nëse po atëherë do të merren masa për parandalimin e përhapjes së tij.
