Klinika e gjinekologjisë, është ulur vdekshmëria e foshnjeve
Këtë vit është ulur vdekshmëria e foshnjeve, bëjnë të ditur nga Klinika e Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Shkup....

Këtë vit është ulur vdekshmëria e foshnjeve, bëjnë të ditur nga Klinika e Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Shkup. Nga kjo klinikë thonë se është ulur edhe vdekshmëria e foshnjeve të lindura para kohe.
“Përqindja e Vdekshëmërive te foshnjet e sapo lindura në klinikën e gjinekologjisë dhe akusherisë është zvogëluar . Nëse vitin e kaluar kishte 35 deri në 36 foshnje të vdekura nnga 1000 të lindura, këtë vit deri më 15 nëntor kemi 25 fëmijë të vdekur nga 1000 foshje të lindura. Nëse flasim për fëmijë të lindur para kohe të vdekur në repartin e kujdest intenziv, në vitin 2016 kishte 24-25 përqind ,në vitin 2017, 21 përqind ,ndërsa tani është zvogëluar në 16 përqind” – tha shefja e repartit të kujdesit intenziv, Elizabeta Petkovska.
Klinika e Gjinekologjisë dhe organizata civile “Lulka” do të jenë përkrah prindërve të rinjë, që nga periudha e shtatzanisë e deri në lindje, për çka zotohen në memorandumin për bashkëpunim.
“Këtë bashkëpunim që do ta bëjmë ka për qëllim tu japë përkrahje këtyre prindërve gjatë procesit të trajtimit të foshnjeve të sapolindura dhe pas daljes nga spitali, gjithashtu të fokusohemi edhe te prevenimi gjegjësisht me edukimin e shtatzënave dhe të grave para shtatzanisë që të zvogëlojmë numrin e foshnjeve të lindura para kohe dhe të zvogëlojmë barrën që ka Klinika me këto raste, dhe të shoqërisë në përgjithësi” – u shprehën nga Organizata Civile “Lulka”.
Kjo u bë e ditur me rastin e shënimit të ditës botërore të fëmijëve të lindur para kohe, e cila shënohet me moton “Të bashkëpunojmë: Partneritet me familjet në kujdesin e fëmijëve të lindur para kohe”. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
