Arratisja e Nikolla Gruevskit, vazhdojnë informacionet kontradiktore
Vazhdojnë informacionet kontradiktore rreth ikjes së ish Kryeministrit, Nikolla Gruevski....

Vazhdojnë informacionet kontradiktore rreth ikjes së ish Kryeministrit, Nikolla Gruevski në drejtim të Hungarisë. Së fundmi po qarkullojnë informacione se në ndihmë të Gruevskit ka qenë shërbimi bellorus.
Burimet zyrtare diplomatike për mediat Hungareze informojnë se vetura diplomatike me numër 55 me të cilën ka ikur Gruevski është e korit diplomatik bellorus.
Dyshime të tjera ngrihen edhe rreth aeroplanit privat të një milioneri Hungarez, i cili shfrytëzohet në shumë raste edhe si aeroplan privat i Kryeministrit Hungarez Viktor Orban.
“OE-LEM” është shifra të cilën e mbanë aeroplani i miliarderit Hungarez, i cili ka bartur Orbanin në shumë destinacione të Botës, përfshirë këtu edhe ndeshjet e futbollit në Rusi. Në ditën kur ka ndodhë largimi i Nikolla Gruevskit, gjatë gjithë ditës aeroplani në fjalë ka qëndruar në Serbi, respektivisht në aeroportin e Beogradit. Edhe mediat Austriake kanë pohuar se aeroplani i Viktor Orbanit është parë duke qëndruar në aerodromin e Vienës prej fillimit të Nëntorit deri me datë 13 nëntor, ndërsa me datë 14 nëntorë në orët e hershme ka fluturuar në drejtim të Budapestit, ndërsa pastaj menjëher ka vazhduar fluturimin për në Beograd, ku ka ateruar në orën 8 të mëngjesit, dhe aty ka qëndruar deri në ora 16:00. Nga ana tjetër mediat bullgare duke u thirur në burimet nga një funksionar i lartë i VMRO-DPMNE-së, kanë njoftuar se Nikolla Gruevski tanimë ka lëshuar Hungarinë dhe është drejtuar drejtë Turqisë apo Rusisë.
VMRO-DPMNE, ZAEV DHE SPASOVSKI DUHET TË JAPIN PËRGJEGJËSI
Por VMRO-DPMNE ka vazhduar me kritikat në drejtim të Kryeministrit Zoran Zaev, të cilin e akuzojnë për mos përgjegjësi.
“Zoran Zaev dy herë e ka plasuar tezën se Nikolla Gruevski ka qenë i kidnapuar, me gjithë rëndësin që ka pozita e Kryeministrit, Zaev mbrëmë dy herë me plotë vetëdije pohoi dhe akuzoi shtetin Hungarez se ka kidpanuar qytetarë të Republikës së Maqedonisë, ish Kryeministër, kryetarë nderu i opozitës dhe person që është pjesë e proceseve të drejtësisë. Përgjegjësi patjetër që duhet të ketë edhe atë shumë shpejtë edhe atë edhe për Zaevin edhe për Spasovskin” – tha Naum Stoilkovski nga rradhët e VMRO-DPMNE-së.
Kryeministri Zoran Zaev hodhi dyshime për rrëmbimin e mundshëm të ish kryemisnitrit dhe e ftoi Budapestin zyrtar që të sqarojë nëse ish kryeministri ka ikur vullnetarisht apo është rrëmbyer.
Ai njëherit kërkoi që Hungaria ta riatdhesojë ish kryeministrin Nikolla Gruevski për të vuajtur dënimin me burg në Maqedoni. Ndërkohë vazhdojnë hetimet për të zbardhur mënyrën se si u arratis Gruevski. (Fitim Kryeziu, TVM2)
