Protesta në Shkup, kërkohen masa konkrete kundër ndotjes së ajrit
Ndotja e lartë e ajrit paraqet problem serioz për qytetarët e kryeqendrës....

Ndotja e lartë e ajrit paraqet problem serioz për qytetarët e kryeqendrës, të cilët sot kanë protestuar kundër këtij problemi që u dëmton shëndetin. Ata kërkuan masa konkrete që të mund të thithin ajr të pastërt.
Nga ajri i ndotur vuajm të gjith, më së shumti fëmijët dhe të moshuarit theksuan organizatorët e protestës të cilët prezentuan edhe masa konkrete që duhet të ndërmerren.
“Në ditët kur ka ndotje të lartë duhet të ketë ndalesë të përkohëshe për punë të industrisë së rëndë. Kjo patjetër duhet të ndodhë edhe pse u kushton para por dy apo tre muaj patjetër duhet të ndalojnë me punë. Poashtu duhet të gjithndet zgjidhje e përhershme me dislokimin e atyre industrive të mëdha. Poashtu duhet të aplikohen dënime procentuale për kompanitë që nuk kanë aplikuar eko standardet. Poashtu duhet ndërmarr masa për largimin e mbeturinave toksike nga kompania OHIS. Njëherit duhet të ndërpriten të gjitha punimet ndërtimore në ditët me ndotje, jo vetëm në Shkup por në tërë vendin”.
Njëherit u kërkuan kontrolle të rregullta nga institucionet jo vetëm për industrit e mdha por edhe për djegjen ilegale të kabllove, gomave apo lëndëve për ngrohje. Poashtu protestuesit vlerësuan se janë të pa mjaftueshme mjetet që qeveria i ndanë për uljen e ndotjes. (Fitim Kryeziu, TVM2)
