Angjushev, 80 % më shumë mjete për gazifikimin
17.11.2018 18:11
Në buxhetin për vitin e ardhëshëm janë paraparë 80 për qind më shumë mjete për gazifikimin....

Në buxhetin për vitin e ardhëshëm janë paraparë 80 për qind më shumë mjete për gazifikimin, ka deklaruar sot zëvendës Kryeministri Koço Angjushev.
Sa i përket kundërshtimit të sektorit civil që gasifikimi të mos kaloj përmes malit Vodno, Angjushev argumentoi se shkatërrimi i pyllit është reduktuar në minimum. “Organizatat joqeveritare dhe shoqatat mjedisore mund të bëjnë aktivitete që ata vlerësojnë se duhet të bëjnë, por unë i ftoj dhe i lus që të kenë mirëkuptim rreth qasjes strategjike të Qeverisë dhe rëndësisë strategjike të këtij projekti”, tha Angjushev.
