Propozim buxheti për vitin 2019, Elezi: I pranueshëm për shqiptarët

17.11.2018 18:50

Propozim buxheti i vitit 2019 është i praueshëm për shqiptarët....

Propozim buxheti i vitit 2019 është i praueshëm për shqiptarët, vëlerëson zv ministrja e financave Shirete Elezi.

Sipas saj buxheti të cilin ka hartuar ministria e financave do të sigurojë stabilitet makro ekonomik dhe  konsolidim të stabilitetit fiskal.

Një pjesë e bukur e parave sipas zv ministres Elezi do të shkojnë për projekte infrasrtukturore nëpër të gjitha vendbanimet e Maqedonisë, pa përjashtime.

“Me buxhet janë planifikuar mbi 25 miljardë denarë investime infrastrukturore,  gjegjësisht mbi 418 miljon euro, duke përfshirë të gjitha resoret, qoftë në sferën e arsimit, sferën e shëndetsisë, në sferën e punës dhe politikës sociale, në sferën e kulturës, zhvillim ekonomik mbi të gjitha dhe poashtu kemi respektuar edhe strategjinë në periudhën afatmesme, në të cilën deficit buxhetor nuk do të tejkaloj 2.5%. Sigurisht që kemiplanifikuar edhe rritjen e të hyrave dhe insfrastrukturën në të gjitha  vendbanimet, qofshin ato rurale apo urbane” – tha zv.ministrja e Fianancave,  Shyrete Elezi.

Propozim- buxheti i vitit 2019 është i projektuar për rritje prej 3.2% të PBV-së. Të hyrat publike janë projektuar në 210.8 miljard denarë, kurse shpenzimet e përgjithshme në 228.5 miljrad denarë. Pritjet janë që norma e inflcionit të jetë e ulët dhe stabile në 2%kurse janë siguruar 1.1 miljard denarë për masa për punësim, me të cilat pritet që niveli i papunsisë të ulet në rreth 20%.

Me buxhetin planifikohen edhe rritje të rrogave, me çka rritja e rrogës në bazë nominale do të shkojë në 4.5%. Propozim buxheti u miratua  të enjtën  në seancë të qeverisë dhe i njejti do ti dërgohet Kuvendit për miratim. (Ersan Pajaziti, TVM2)