Mickovski: Arratisja e papranueshme, Gruevski viktimë e persekutimit politik

18.11.2018 12:59

Ish kryemisnitri Nikolla Gruevski është viktimë e persekutimit politik, vlerëson kreu I VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski...

Ish kryemisnitri Nikolla Gruevski është viktimë e persekutimit politik, vlerëson kreu I VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, por nuk ai thot se nuk e justifikoj arratisjen e tij.  Sipas Mickovskit e tërë kjo që po ndodh këtyre ditëve i ngjan një teatri me aktorin kryesorë kryeminsitrin, Zoran Zaev.

“Opinioni në Maqedoni është dëshmitarë i i një teatri që po ndodhë tanimë disa dit me rradhë, po të mos ishte tragjike do të ishte qesharake. Shteti pak a shum po i ngjan një shou real me aktorin kryesorë kryeminsitrin e Maqedonisë i cili në disa momente po aktron komediantin ndërsa në momente tjera role tjera në atë shou. Apeloj te kryemisnitri dhe qeveria që të vetëdisohen, të kuptoj se është kryeministër dhe mijra jetë mvaren nga sjellja e atij, pasi tër këtë që po e bën nuk e çon Maqedoninë në drejtimin e duhur por në drejtim të gabuar, me pasoja të rënda që vështirë do të mund ti sanojnë gjeneratat e ardhëshme dhe politikanët e ardhëshëm. Edhe përkundër faktit që Gruevski dhe një numër i madh i funksionarëve të mëpëarshëm dhe të tanishëm të VMRO-DPMNE-së janë viktima të përndjekjes politike nga ana e këti pushteti kriminal dhe jo popullor që udhëhiqet nga politikani i aboluar Zoran Zaev megjithate këtë akt nuk e pranoj dhe nuk e arsyetoj. Me nikolla Gruevskin nuk kam pasur kurrfar kontakti pas ikjes” – thotë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.