Sinoptikanët, moti me rreshje dhe temperatura të ulëta, mjekët: Rritet numri i atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore
Maqedonia është kapluar nga temperatura të ulëta prej 2 deri në 8 gradë celzius dhe rreshje të shiut dhe borës....

Maqedonia është kapluar nga temperatura të ulëta prej 2 deri në 8 gradë celzius dhe rreshje të shiut dhe borës.
Sinoptikanët bëjnë të ditur se më se rreshjet me intensitet më të lartë mjanë jë pjesën jug perendimore të vendit, por do të rritet intensiteti i rreshjeve edhe në pjesën juglindore, duke arritur në 30 litra për metër katror. Mot i ndrryshueshëm me rreshje të shiut dhe borës në zonat malore do të ketë deri të enjten.
"Në pjesën perëndimore mund të thuhet se gjithkund do të formohet shtresë bore. Rreshjet e shiut deri në fund të ditës, përkatësisht gjat natës rreshjet mund të kalojnë nga shiu në rreshje të borës, edhe në rajonin e Shkupit. Nesër do të ketë ndërprerje të rreshjeve, do të ektë edhe diell gjat ditës dhe rritje të vogël të temperaturave. Nga e marta kthehet lagështia por tani me rreshje të shiut. Të mërkuren do të kentë shi lokal në disa pjesë, ndërsa nga e njtja duhet të ketë disa ditë stabilizim të motit”.
Me stabilizimin e motit pritet edhe rritje e temperaturave prej 10 deri në 15 grdë celzius.Ulja e temperaturës ka bërë që të rritet numri i personave që kërkojnë ndihmë mjeksore.
“Gjatë ditës kishim thirrje edhe për këshilla për rritje të temperaturës, dhimbje në nyje, dhimbje të muskujve, problme me sponndillozën, marramendje. Poashtu paraqiten të sëmurët kronik me probleme kardio vaskulare, pasi ndjejnë shtrëngim në gjoks. Poashtu personat me probleme polmologjike, pasi i ndjejnë këto ndryshime të temperaturave që u shkaktojnë vështërsi në organet respiratore”.
Mjekët këshillojnë që kategoritë e lartëpërmendura të mos dalin jasht sidomos në orët e hershme të mëngjesit derisa temperaturat janë të ulëta, poashtu të marrin rregullisht terapinë, ndërsa personat me probleme psikologjike mund të bëjnë një dalje të shkurtër gjatë ditës. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
