Mustafa: Duhet draft version për abetare të re, Ajrullahi: BZHA, kompetente për libra, jo edhe për draft versione
Në Maqedoni ende nuk përdoret abetarja e unifikuar aplikmi i se ciles ka filluar veç më në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë dhe Luginë dhe Diasporë....

Në Maqedoni ende nuk përdoret abetarja e unifikuar aplikmi i se ciles ka filluar veç më në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë dhe Luginë dhe Diasporë.
Sipas Profesorit Universitar Avzi Mustafa, arsyet për mospërdorimin e saj janë mospërputhja e sistemit edukativ arsimor me vendet tjera, sepse në Maqedoni në klasë të parë mësohet paraabetare, ndërsa mësimi i abetares fillon në klasë të dytë. Arsyeja tjetër sipas tij është se me reformat në arsimin fillor parashihet të mësohet sipas metodës globale, andaj është përgaditur draft version për ndryshimin e metodave të mësimdhënies.
“Në dorë e kam një draft version ku parashihet të ndryshojnë metodat e mësimdhënies, deri më tani abetaret janë mësuar sipas metodës analitike sintetike dhe tani kërkohet të mësohet sipas metodës globale dhe kjo është një prej karakteristikave të cilat nuk japin mundësi që të përdoret abetarja mbarëkombëtare për arsye se abetarja e përpiluar për këtë qëllim ,tani nuk do mund ti plotësojë kërkesat pedagogjike dhe metodike të mësimit të abetares në R.M” – thotë profesori universitarë, Avzi Mustafa.
Draft verzion i abetares së re është dashur sivjet të jetë pilot projekt në 10 shkolla fillore te vendit, thekson Profesori Universitar Avzi Mustafa i cili shton se nuk i di arsyet se pse një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Për këtë çështje ekipi i TVM2 kërkoi përgjigje nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit. Nga atje na u tha se tani për tani nuk kanë informacione më të thukta, sepse Byroja ka kompetencë vetëm atëherë kur libri është i gatshëm dhe kërkohet përshtatja me programet mësimore, dhe jo kur eshte draft version .
“Nuk kemi informacione se një projekt i tillë ka filluar,që një projekt i tillë është në proces,ndoshta nuk është faza adekuate kur ne si institucon duhet të jemi të informuar. Byroja për Zhvillimin e Arsimit informohet nga momenti kur libri është i gatshëm dhe kur nga Byroja kërkohet mendim për përshtatjen e librit konkret me programet mësimore” – tha Ajshe Ajrullahi, këshilltare në Byronë për Zhvillimin e Arsimit.
Nxënësit shqiptar që jetojnë në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Preshevë dhe Diasporë, tash e 6 vitet e fundit mësojnë nga abetarja mbarëkombëtare. (Flutura Latifi, TVM2)
